Ushtria e Ukrainës njoftoi paraditen e sotme se kishte eliminuar një grupe sabotatorësh rus që ishin futur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet me qëllim kryerjen e akteve të të sabotazhit për të përgatitur terrenin për forcat e ushtrisë që do të vinin me pas.
Ndiqeni LIVE të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Mësohet se ata kishin veshur uniforma të ushtrisë ukrainase dhe udhëtonin me një kamion të Ukrainës për të kaluar përmes postbolloqeve të ushtarëve vendas. Por, kur janë pikasur ata janë përpjekur të largohen me shpejtësi, por pa sukses, raporton abcnews.al.
Ushtria vendase i ka qëlluar duke i vrarë në vend. Pjesa kryesore e operacionit është filmuar nga civilët që kishin shtëpinë aty duke u publikuar në rrjetet sociale.