Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka arritur në shkollën ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan për të shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.
Haziri për të shfrytëzuar të drejtën e votës erdhi bashkë me bashkëshorten, vajzat dhe nënën.
Duhet përkujtuar që Haziri është kandidati i LDK-së në zgjedhjet lokale në Gjilan, e që mbetet të shihet nëse do të arrijë të fitojë në këtë raund për të drejtuar edhe për një mandat 4 vjeçar qytetin e Gjilanit.
Si kundërkandidat në këtë komunë, Haziri ka Alban Hysenin nga Lëvizja Vetëvendosje.