Zyra për regjistrimin e partive politike,ZRPPC, i ka dërguar rekomandim KQZ-së, ku i ka kërkuar çertifikimin e të gjithë kandidatëve në lista.Pas këtij rekomandimi është zhvilluar debat në mbledhjen e KQZ-së, ku kryetarja Valdete Daka ka ndërprerë mbledhjen për ta zhvilluar më vonë votimin.
Në një përgjigje për “Gazeta Blic” drejtuesi i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se i vetmi organ që e ka kompetencë dhe përgjegjësi shqyrtimin, vlerësimin dhe në fund rekomondimin për çertifikim apo mosçertifikim të kandidatëve, është Zyra për Regjistrimin dhe Certifikim
“I vetmi organ që e ka kompetencë dhe përgjegjësi shqyrtimin, vlerësimin dhe në fund rekomondimin për çertifikim apo mosçertifikim të kandidatëve, është Zyra për Regjistrimin dhe Certifikim. As, KGJK, as KQZ, as kryesuesja e askush tjetër nuk mund të thotë duhet apo nuk duhet me certifiku dikë” deklaroi Manxhuka .Mbledhja dhe votimi për çertifikimin ose jo të kandidatëve është shtyrë për sot në orën 17:30.