Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nxënës nga Malisheva është shoqëruar dje në Polici pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë, përcjell KosovaPost.
Ai pas intervistimit dhe urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Malishevë 26.01.2022 – 09:10. Te një i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”