Kryeministri shqiptar, Edi Rama mbështet Qeverinë e Kosovës për nismën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, përcjell Kosova Post.
Kryeministri Rama inkurajon lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët.
”Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, është shprehur kryeministri Rama.
I fully support the better late then ever decision of the Government of the Republic of Kosovo to implement the Constitutional Court decision concerning the Decani Monastery. I encourage Kosovo leadership to continue working with our joint key allies in demonstrating that the…
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024