Manchester City ka transferuar mbrojtësin, Vitor Reis, nga skuadra braziliane Palmeiras.
Palmeiras ka hezituar për ta lënë nëntëmbëdhjetë vjeçarin të largohej, pasi kishte shpresa për ta pasur në dispozicion për Kupën e Botës për Klube këtë vit, por megjithatë, klubi brazilian e ka pranuar marrëveshjen dhe Reis do t’i bashkohet menjëherë ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.
“Vitor Reis është një nga mbrojtësit më premtues të rinj në botë dhe jemi të lumtur që arritëm ta sjellim këtu. Edhe pse ka pak kohë në futbollin profesionist në Brazil, ai ka treguar se ka aftësitë për të arritur shumë larg dhe e dimë që puna me Pep dhe trajnerët tanë do të nxjerrë më të mirën prej tij”, ka thënë Drejtori i Futbollit të City, Txiki Begiristain.
Reis do të luajë përkrah një tjetër talent të ri, njëzet vjeçarit Abdukodir Khusanov, i cili është transferuar në Manchester City një ditë më parë nga Lens./rtk