Maqedonci e De Riu flasin për bashkëpunim në fushën e sigurisë e mbrojtjes

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e fokusi ishte te bashkëpunimi mes të dyja Ministrive të Mbrojtjes, Kosovës dhe Italisë.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada Italiane përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ambasadori Antonello De Riu u takua me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë bashkëpunimin mes ministrive të dy vendeve. Bisedimet u përqendruan në zbatimin e planit dypalësh, nismat e përbashkëta të trajnimit dhe programet e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane rreth këtij takimi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika