Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 62 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 152.747, ndërsa numri i vdekjeve në 4.961.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 398 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 133.871 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 725.240 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 572 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 13.915.(AA)