Maqedonia ka marrë dërgesën e dytë të vaksinave “Pfizer” nga Serbia.
Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, që ka mirëpritur ngarkesën në vendkalimin kufitar “Tabanoc” .
Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonçar është angazhuar që personalisht të shkarkonte e ngarkonte vaksinat.
Autoritetet serbe vaksinat deri në “Tabanoc “i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4.680 doza të vaksinave “Pfizer” nga Serbia kishte arritur në vend, më 14 shkurt.