Kanditatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj menaxhmentit të Komunës së Prishtinërs, për pastrimin e rrugëve në kryeqytet në ditën e zgjedhjeve, shkruan Kosova Post.
Pacolli, ka shkruar se është marre për Shpend Ahmeti që të pengojë daljen e qytetarëve në votime , duke mos i pastruar rrugët.
“Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit.”, ka shkruar Pacolli.
Tutje shkruan Pacolli në Facebook se “ Nuk ndalet uragani që ka filluar , pavarësisht pengesave”.
Postimi i plotë:
Marre Shpend A. Ahmeti marre!
Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit.
Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave.