Antonela Roccuzzo u pa duke u hedhur nga gëzimi teksa shihte Lionel Messin duke udhëhequr Argjentinën drejt finales së Kampionatit Botëror.
35-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në gjysmëfinale teksa ekipi i vendit të tij mposhti Kroacinë në rezultat 3-0 të martën, shkruan The Sun.
Me mbrëmjen e djeshme (e martë), Messi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Argjentinës në Kampionatin Botëror me gjithsej 11 gola të shënuar.
Dhe teksa ai pati një paraqitje të shkëlqyer në fushë, gruaja e tij po dukej magjike në tribunë teksa e shikonte.
Antonela Roccuzzo u pa me një buzëqeshje të madhe teksa kishte veshur një këmishë të Argjentinës të zbukuruar me “Messi 10” teksa ngriti dy grushta gëzimi në tribuna për të festuar golin.
Roccuzzo, 34 vjeçe, shoqërohej gjithashtu nga tre djemtë e çiftit: Thiago, nëntë vjeç, Mateo, gjashtë dhe Ciro, katër vjeç në stadiumin “Lusail”.
Dhe ajo publikoi një fotografi të adhurueshme të katër prej tyre më pas të gjithë duke festuar me fanellën ikonë të babait.
Së bashku me një mori të emoji-ve të flamurit të vendit, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Nuk mund ta shpjegoj sepse nuk do të kuptohet!”.
Messi zbuloi se fëmijët e tij po e frymëzojnë atë për arritjet në Kampionatin Botëror 2022, që po mbahet në Katar.
Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë (Foto: Stefan Matzke – sampics/Corbis via Getty Images)
Dhe ai tha se po gumëzhinte se më i madhi i tij, Thiago dhjetë vjeçar, tani është mjaft i rritur për të vlerësuar magjinë e babait të tij.
Messi tha: “Që nga fillimi deri në bilbilin e fundit kam menduar për familjen time”.
“Fëmijët e mi veçanërisht, pasi rriten dhe kuptojnë më shumë”.
“Ne kemi pasur familje më parë në Kampionat Botëror – Thiago ka qenë atje, por nuk e dinte se çfarë do të thoshte”.
“Tani shoh se si vuajnë dhe kënaqen. Është diçka spektakolare. Ata janë të emocionuar si të gjithë argjentinasit – është e mahnitshme ta ndash këtë eksperiencë me ta”, tha futbollisti argjentinas.
Argjentina tani po përgatitet për finalen e Kampionatit Botëror të së dielës dhe ata do të zbulojnë se cilët janë kundërshtarët e tyre kur Franca të përballet me Marokun sonte (e mërkurë) në gjysmëfinalen tjetër.