Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 107 mijë e 336.
Prej tyre, 2 mijë e 242 raste të vdekjes janë regjistruar në vend.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 102 mijë e 107 raste, kurse i rasteve aktive është 2 mijë e 987.
Ndryshe, dje në Kosovë kanë arritur edhe me mbi 100 mijë vaksina ‘Pfizer’ dhe së shpejti pritet të fillojë edhe vaksinimi masiv i qytetarëve, pasi që deri më tani janë vaksinuar të moshuarit dhe punonjësit e shëndetësisë.