1 mijë e 840 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë që nga marsi i vitit të kaluar.
Ndërkohë nga ky virus janë infektuar 87 mijë e 981 njerëz.
Vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjes dhe 914 raste pozitive.
IKSHPK ka dalë me thirrje për qytetarët që të zbatohen masat.
“IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, njofton IKSHPK.