Në shtetin e Kalifornisë vazhdojnë të jenë aktive dy zjarre të mëdha pyjore të njohura me emrat Caldor dhe Dixie, transmeton Kosova Post.
Zjarret pyjore tashmë e disa ditë kanë marrë hov në shtetin e Kalifornisë në SHBA ndërsa për shkak të erës flakët përhapen me shpejtësi në veri, shkruan AA.
Zjarri Caldor është aktiv që nga fundjava e kaluar në rajonin Sierra Nevada. Zyrtarët lokal deklaruan se nga zjarri janë djegur të paktën 50 shtëpi.
Kompania Paciifc Gas&Electric, e cila shpërndan energjinë elektrike në Kaliforni ka ndërmarrë disa masa parandaluese në kulmin e zjarreve pyjore duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike në 18 zona të banuara në veri të vendit. Kështu, pa energji elektrike kanë mbetur mbi 50 mijë shtëpi.
Në veriperëndim të Kalifornisë nga 14 korriku është aktiv zjarri Dixie, i cili ka shkrumbuar mbi 200 mijë hektarë pyje.
Ky zjarr dogji plotësisht vendbanimin historik Greenvill ku jetonin më shumë se 800 banorë. Mbi 180 objekte janë djegur plotësisht.
Zjarri Dixie njihet si zjarri më i madh pyjor që ndonjëherë ka përfshirë Kaliforninë.