Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, ka treguar për situatën në të cilën gjenden shkollat në Kosovë, shkak i Covid-19, përcjell KosovaPost.
Në një konferencë për media, Maloku-Bërdyna bëri të ditur se të infektuar me Covid-19 janë 1489 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës.
“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me Covid-19 janë 1 489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me Covid-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A janë shtatë shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”.
Maloku-Bërdyna, ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-covid, teksa ka thënë se mundësia për të siguruar proces të mirëfilltë është me prezencë fizike në shkollë.
“Mundësia më e mirë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor me precenzë fizike në shkolla, është respektimi i masave anti-covid. Ditë më parë Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për programin Fulbright të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë. Kosova merr statusin e asociuar me të drejtat e plota dhe është programi kryesor i bashkimit evropian për financimin e kërkimore me buxhet prej 95.5 miliardë euro. Statusi i asocuar do të thotë më shumë mundësi për subjekte juridike dhe individë nga Kosova”, ka thënë ajo.
Maloku-Bërdyna tha se programi Fulbright i studentëve tanë u hap rrugën për studime në institucione prestigjioze.
“Në programe me interes për zhvillimin e vendit. MASHTI ka dyfishuar fondet për mbështetjen e programit Fulbright”, tha ajo, teksa shtoi se draftin strategjik të arsimit 2022-20226 e kanë diskutuar me partnerët zhvillimor”.