Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit.
Ajo u shpreh se mbi gjysma e popullsisë sonë u bë refugjate si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.
“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, tha Osmani.