Një person që u fsheh në pjesën e rrotave të një aeroplani mallrash që udhëtonte nga Johanesburgu në Amsterdam, me një ndalesë në Nairobi, u gjet i gjallë të dielën në aeroportin holandez Schiphol pasi i përballoi një fluturimi 11-orësh, transmeton Kosova Post.
Policia ushtarake holandeze, konfirmoi në një deklaratë të postuar në Twitter se “një udhëtar u gjet në rrotën e një avioni mallrash nga Afrika e Jugut në Schiphol”.
Në deklaratë thuhet se “personi është mirë duke pas parasysh rrethanat e krijuara dhe është dërguar në spital”.
Autoritetet pritet të zbulojnë më shumë detaje rreth viktimës, duke përfshirë kombësinë e tij, rutën e udhëtimit dhe nëse bëhet fjalë për kontrabandë me qenie njerëzore.
Ekspertët thonë se është e rrallë që udhëtari klandestin të mbijetojnë në fluturimet në distanca të gjata për shkak të të ftohtit në një lartësi të tillë dhe mungesës së oksigjenit.