Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka bërë të ditur për Kosova Post se sot Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gastronomëve në orën 14:00 do të mbajë një takim para Hotel ‘Sirius-it’.
Tema kryesore e diskutimit pritet të jetë ofrimi i propozimeve në bazë të skenarëve të mundshëm të masave të ardhshme.
Kosova Post ka kontaktuar gjithashtu edhe zyrtarin e lartë ligjor të kësaj shoqate, Arian Vranica i cili e ka konfirmuar se ky takim do të mbahet.
“Çfarë do masave që të merren do të jepen prezantime prej anëtarëve në kuvend dhe do të merret një vendim i çfarëdo lloj propozimit që e shohim ne si shoqatë” tha Vranica për Kosova Post.