Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, më 1 korrik (e enjte), do të publikojë raportin e përvitshëm: Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020, raporton Kosova post.
Sipas njoftimit, me këtë rast do të organizohet një tryezë diskutimi ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet e raportit.
Raporti paraqet fazën e gjashtë të hulumtimit të zhvilluar në kuadër të projektit rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medieve dhe Sigurisë së Gazetarëve”, financuar nga Bashkimi Evropian./KosovaPost/