Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka filluar seancën e sotme parlamentare me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të aksidentit fatal të Kroacisë, shkruan Kosova Post.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në hapje të seancës propozoj që të nderohen viktimat.
“Propozoj që të mbajmë një minutë heshtje për ti nderuar 10 bashkatdhetarët tanë të cilët para tre ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën. U prefshin të qetë në dheun e Kosovës të cilin e deshën aq shumë”, tha Konjufca.
Në rend dite janë diskutimet për votimin e rishikimit të buxhetit për vitin 2021./KosovaPost/