Plani i Prishtinës për ta ridërguar kërkesën për pranim në UNESCO , qysh në fillim është i ‘dështuar’. Kështu shkruan mediumi serb, “Novosti”, i cili raporton se mbështetja e këtij organi të Kombeve të Bashkuara vazhdon të mbetet e pamjaftueshme, trasnmeton Kosova Post.
Synimet e Prishtinës për të ri-aplikuar për anëtarësim në UNESCO, nuk shihet moment i favorshëm edhe për faktin e zgjedhjeve për kryesim në këtë organizatë. Gjegjësisht, zgjedhjet për drejtor të ri të përgjithshëm janë në proces m, andaj edhe pse shefi aktual Odra Azul dëshiron të kandidojë përsëri, kjo nuk e ndihmon atë të merret me një çështje kaq të ndjeshme në fushatën e rizgjedhjes, siç është pritja e Kosovës, shkruan mediumi serb.
Sidoqoftë, megjithëse të vetëdijshëm për këtë ‘mungesë’ të mbështetjes, udhëheqësit e Prishtinës kanë thënë se janë “duke i përgatitur letrat” për UNESCO dhe se do t’i dorëzojnë ato së shpejti.
Analistët serbë thonë se synimet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në UNESCO, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me marrëveshjen e Uashingtonit, me të cilën kryeministri në largim, Avdulah Hoti u zotua që Kosova t’i përmbahet një moratoriumi një vjeçar mbi aplikimet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.