Sot bëhen 24 vite kur në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut,shkruan Kosova Post.
Në këtë 24 vjetor, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar Betejën e Grykës së Llapushnikut, ndërsa shkruan se kjo betejë është ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtueve serbe.
Tutje ka shkruar Mehaj në Facebook se ‘qëndresa e luftëtarëve në këtë betejë ndikoi në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtareanekënd vendit’.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë 24 vjetorin e Betejës së Grykës së Llapushnikut duke nderuar si një ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese serbe.
Qëndresa e luftëtarëve të lirisë në këtë betejë ndikoi shumë në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtare anekënd vendit.
Lavdi të gjithë heronjëve të kësaj beteje dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut.