Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim ministrin izraelit Esawi Frej, me të cilin diskutuan për intensifikim të bashkëpunimit në mes tyre, përcjell KosovaPost.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Esawi Frej me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, diskutuam për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm në mes dy vendeve përfshirë edhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Sipas tij, ministri Frej shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje dhe suksese të përbashkëta.
Postimi i plotë:
Vizita e Ministrit Izraelit Esawi Frej është konfirmim i intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh.
Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Esawi Frej me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, diskutuam për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm në mes dy vendeve përfshirë edhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij Ministri Frej shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje dhe suksese të përbashkëta.