Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm këtë të enjte. Autoritetet sizmologjike të këtij shteti kanë raportuar se tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash dhe ka qenë me një magnitudë 6,2 rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në shtetin Veracruz, banorët e të cilit kanë shpërndarë video në rrjetet sociale ku është aktivizuar alarmi, i cili njofton banorët të evakuohen nga banesat e tyre, një veprim për arsye sigurie.
Deri tani nuk ka raportime për viktima./A2