Rreth 200 njerëz u evakuuan në zonat e larta, pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi ishujt në Indonezinë perëndimore, duke shkaktuar disa dëme materiale.
Tërmeti në ishujt Mentawai në perëndim të Sumatrës goditi në një thellësi prej 27 kilometrash. Nuk kishte rrezik për cunami.
Një person u plagos në kokë nga rënia e drurit, ndërsa një shkollë në një qendër shëndetësore ishte në mesin e pronave të dëmtuara lehtë.
Gjithashtu, në lindje të arkipelagut të madh indonezian, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi rajonin e Guinesë së Re Lindore në Papua Guinenë e Re, që thuhet se ka dëmtuar pronat, raporton Reuters, transmeton KK.
Indonezia shtrihet në “Unazën e Zjarrit të Paqësorit”, ku pllaka të ndryshme tektonike të kores së Tokës takohen dhe krijojnë aktivitet të shpeshtë sizmik.