Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryeministrin Albin Kurti, pasi VV’ja dje publikoi një video, përcjell KosovaPost.
Krasniqi përmes një video në Facebook, i thotë Kurtit se është shumë i zhgënjyer me atë se çfarë pa në ato pamje, duke thënë se ka pritur një prezantim të një plani për krizën e energjisë në vend.
“Shpifje gënjeshtrat, propagandat, e video-montazhat nuk janë plan qeverisës, ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, largoje retorikën tënde të vjetër negative, kjo nuk e qojë Kosovën askund në gati 2 vjet të qeverisjes tënde. Po punës a e ke ndërmend me ia fillu ndonjëherë”, tha ai.