Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”, shkruan Kosova Post.
Derisa ka reaguar ashpër, Gërvalla nuk ka hezituar ta quaj, Putinin, propagandues, kriminel lufte edhe gënjeshtarë.
“Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq”, ka shkruar Gërvalla.
Për mëtepër kryediplomatja e Kosovës, ka kujtuar qëndrimin pro amerikan dhe evropian të Kosovës.
‘Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës
Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.
“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz.
There are no 🇽🇰 mercenaries. War criminal Putin is trying to distract from his war and genocide against 🇺🇦 by waging propaganda war. He's lying, again. We know that game, from Milošević to Vučić. 🇽🇰 proudly stands with 🇺🇦🇺🇸🇪🇺, against war criminals. pic.twitter.com/7tw1Z75l19
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 5, 2022