Presidenti në ikje i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm, të shërbente në pesë vitet e fundit si President, transmeton KosovaPost.
“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi së bashku me djalin dhe dy vajzat e tij.
“Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundoi ai.
Meta sot përfundon mandatin pesë-vjeçar, ndërsa pasuesi i tij, Bajram Begaj, sot do të betohet si president i Shqipërisë, në ora 18:00.
Postimi i plotë:
🇦🇱 Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!