Jeffrey Hovenier është emëruar ambasador i ri i ShBA-ve në Kosovë. Së fundi, ai është shprehur me entuziazëm për detyrën e re, transmeton Kosova Post.
Ai e ka shfrytëzuar rastin që t’ia kthej urimin deputetit të PDK-së Enver Hoxhajt, nëpërmjet Twiter-it, ndërsa ka thënë se mezi pret të kthehet për të punuar në forcim të marrëdhënieve ShBA-Kosovë:
“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë.”
Vetë Hoxhaj, i cili së fundi është emëruar Nënkryetari i Kuvedit të Kosovës nga radhët e PDK-së, i është drejtuar ambasadorit të ri me fjalë të ngrohta:
“Urime miku im për emërimin ambasador i ShBA-së në Kosovë. Është mirë të shoh një mik dhe mbështetës të kahershëm të vendit tonë të kthehet. Partneriteti dhe aleanca e Kosovës dhe ShBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.”
Raportet Kosovë – ShBA cilësohen si shumë të rëndësishme, ndërsa në opinion të gjerë mbizotëron ideja se kosovarët janë shumë pro-amerikanë./KosovaPost/
Congratulations to my friend @JHoven65 for appointment as US Ambassador in #Kosovo. Great to see a long-standing friend and supporter of our country coming back. Kosovo and US partnership and alliance are key to our Euro-Atlantic future 🇽🇰 🇺🇸 pic.twitter.com/6E0Q6uxDZO
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 19, 2021