Miguel Berger, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka takuar sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, transmeton Kosova Post.
Berger i cili e njoftoi opinionin publik rreth këtij takimi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se ka biseduar me dialogun Kosovë – Serbi dhe për situatën e krijuar pas reciprocitetit.
“Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Është e rëndësishme tani që të dy palët t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger.
Siç jeni të informuar, sot prit të rinisë faza e bisedimeve, ndërsa Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Bislimi pala serbe do jetë Petar Petkoviq./KosovaPost/
Great to meet 🇽🇰 Deputy PM Besnik Bislimi @BislimiBesnik today about 🇪🇺-facilitated Kosovo-Serbia dialogue & excellent bilateral relations. Important now for both sides to deescalate & return to the negotiating table asap. Progress in dialogue is in the interest of both 🇽🇰 & 🇷🇸! pic.twitter.com/JsXWDD6mYo
— Miguel Berger (@MiguelBergerAA) September 28, 2021