Ish-luftëtarin e UÇK-së, Rexhep Selimin, sot në Hagë e ka vizituar miku i tij, Lulzim Gacaferri.
Ai, në Klan Kosova, tha se Selimi gjithë eksperiencën e paraburgimit po e kalon me sportivitet dhe së bashku me shokët e tij që ndodhen atje janë duke e kryer punën e tyre në shërbim të vendit tonë, edhe pse janë prapa grilave.
“Dhomat e Specializuara më kanë dhënë leje për vizitë tri orë. Miku im është mirë dhe nuk po e lë paraburgimin që të ndikojë tek ai”
“Edhe Fitër Bajramin të akuzuarit e festojnë aty, sigurisht. E kanë një kuzhinë të madhe dhe u mundësohet që t’i festojnë festat”, deklaroi Gacaferri, duke shtuar se porosia e Selimit ishte që populli të qëndrojë i bashkuar dhe të punojë për vendin, sepse shtetin e kemi krijuar me shumë mund e sakrificë dhe është derdhur shumë gjak.”