Milan dhe UEFA “ballafaqohen” sërish, këtë herë në Nyon, në zyrat e qeverisë së futbollit evropian, ku temë diskutimi janë rregullat e ‘Fair Play Financiar’.
Shoqëria kuqezi është përfaqësuar nga CEO i klubit Ivan Gazidis dhe nga menaxheri i grupit Elliot, Giorgio Farlani.
“Djalli” shpreson që pas këtij auditi të mos penalizohet nga UEFA, në mënyrë që të operojnë të qenë në tregun e transferimeve.
Në vitet e fundit stafi drejtues i Milan ka bërë një punë të mirë. Në 2019 kishin një deficit prej -194 milionë euro, në 2020 zbriti në -96 milionë euro ndërsa në 2022 ka zbritur në -40 milionë euro, pak a shumë aq sa është edhe limiti i vendosur nga UEFA.