Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl, përcjell KosovaPost.
Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi, e ka falënderuar eurodeputetin Mandl për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, njofton MAPL.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit, promovimin e qeverisjes lokale si dhe përafrimin e diasporës Kosovare në Austri, me theks të veçantë, tek investimet e reja në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbërt të Komunave të Republikës së Kosovës.