Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi priti në takim të ngarkuarin e ri me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Bëhet e ditur se e ministri Latifi, uroi Yamanakan për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për sistemin shëndetësor, veçanërisht në përgjigjen kundër COVID-19.
“Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi Ministri Latifi, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, si në atë të trajnimit postdiplomik për studentët e mjekët tanë të rinj, si në Kirurgji e në fushat tjera mjekësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së të publikuar në Facebook.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Yamanaka ka konfirmuar përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.