Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të kryetarit të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot së bashku me ish-eprorë të UÇK-së, familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe ushtarak të FSK-së, bëri përurimin e rrugës së asfaltuar dhe gjithashtu vendosën gurthemelin e shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë, në ditën historike kur ky shtab u themelua për herë të parë.
“Është për tu përgëzuar puna e kryetarit, Aliu që është duke bërë për komunën e shtimes duke vendosur interesat e qytetarëve në rend të parë dhe me përkushtimin më të madh i ngazhuar në përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve, një shembull i vërtetë që duhet të ndiqet”, shkroi Mehaj.


























