Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak Karl Nehammer, falënderoi shtetin e Austrisë, për mbështetjen e pakursyer që ia ka ofruar Kosovës prej vitesh, transmeton Kosova Post.
Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.
“Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin. Policia e Kosovës qëndron në pikat kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të qeverisë demokratike të Kosovës” u shpreh ai.
Ai shtoi se:
“Kjo nuk është as provokim, e as kërcënim për asnjë qytetar të Republikës sonë, përkundrazi ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie, prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.”
Për më shumë, shini videon: