Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministria Kombëtare e Mbrojtes së Turqisë nënshkruan protokollin ei rishikuar i bashkëpunimit në fushën e trajtimit mjekësor.
Kështu ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci, ndërsa thekson se përmes kësaj marrëveshjeje mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke.
Tutje thekson Maqedonci se “marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekesor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermireri dhe farmaci.
“Mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë” ,shkruan ministri në Facebook.
.