Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një video-mesazhi, u ka bërë thirrje qytetarëve tanë që jetojnë e veprojnë në diasporë që të dërgojnë pa vonesë votën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
“Diasporë e dashur, është koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.
Shefja e diplomacisë kosovare përmes këtij video-mesazhi, ka ndaj hapat që duhet të ndjekin qytetarët nga diaspora për ta jetësuar vullnetin e tyre të shprehur me votë.
“Bashkë na priftë e mbara!
Linku: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/