Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar, përcjell KosovaPost.
“Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë”, shkroi ai në Facebook.
Shefi i qeverisë, tha se shteti dhe populli i Kosovës janë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare, teksa nuk harrojnë dhe nuk i falin krimet e Serbisë.