Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura

    IHMK: Nesër dhe pasnesër priten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Një i vr@rë në Majac të Podujevës

    Berisha ndihet keq nga gazi lotësjellës, truprojat e rrethojnë dhe e largojnë menjëherë drejt shtëpisë

    Berisha ndihet keq nga gazi lotësjellës, truprojat e rrethojnë dhe e largojnë menjëherë drejt shtëpisë

    Penalja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Artan Grubit për masën e paraburgimit

    Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak

    Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

    Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

    Mihali kujton aksionin e VV-së të vitit 2005: Shpalosëm publikisht emrat që kryen m@sakrën e Reçakut

    Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë

    Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit

    Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    Ak*sident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​Ministrja Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale

02 Janar 2025, 10:17
në Kryesore, Lajme
Vr*asja e gruas në Ferizaj, Haxhiu kërkon dënim maksimal
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedent faktin se Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë. Ajo thotë se patjetër vendi ynë duhet ta krijojë një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.

Haxhiu ka folur edhe për rezistencën që hasën për të jetësuar reformat në sistemin e drejtësisë, synimet edhe për një mandat qeverisës dhe nevojën për shpalljen e konkursit të ri për kryeprokurorin e shtetit.

E para e drejtësisë në vend thotë se për gjithçka që ka ndodhur në Hagë i kanë adresuar në kuadër të takimeve me krerët e këtij institucioni të drejtësisë. Por, siç shprehet ajo përveç kësaj nuk kanë asnjë kompetencë tjetër.

“Kemi diskutuar brenda nesh si institucione në raport me kërkesat që të ketë një organizëm, një mekanizëm që mbikëqyrë punën e Gjykatës Speciale. Nuk është që ka pasur pajtime se kush do të jetë mekanizmi, si do të krijohet mekanizmi, a do të jetë ndërkombëtar apo vendor. Kjo është në kuadër të kompetencave të Kuvendit të Republikës së Kosovës…Edhe përkundër faktit që kemi diskutuar, jemi takuar shumë shpesh, ka mendime të ndryshme, prandaj derisa nuk kemi një mendim të përbashkuar ose unifikues mendoj se duhet ta diskutojmë sërish. Është e rëndësishme që të ketë një mekanizëm që mbikëqyrë të paktën të drejtat e personave që po akuzohen, anshmërinë e gjykatës dhe rrethanat e tjera dhe rrethanat tjera që lidhen me punën e gjykatës. Mendoj se institucionet, të cilat nuk kanë mbikëqyrje nga askush, mendoj se është shumë problem…Është e paprecedent mënyra se si është themeluar, është e paprecedent mënyra se si nuk i jep llogari askujt. Prandaj, natyrisht që duhet Kuvendi i Republikës së Kosovës ta gjejë, megjithatë mund të mos jetë propozimi më i mirë i mundshëm, por të paktën ta kem një mekanizëm që e ka përsipër këtë“, theksoi ajo.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se kanë hasur në rezistencë nga opozita për të çuar përpara reformën në sistemin e drejtësisë.

“Kudo që ne nuk jemi përballur me një kundërshtim ose me një rezistencë ndaj një reformë ne kemi arritur që ta adresojmë çështjen. Pra, njësoj do të ishte nëse ne nuk do të kishim rezistencë ndaj reformave apo kundërshtime të qëllimta për ta vonuar, për ta penguar reformën nga ana e opozitës kryesisht. Por, gjithashtu ju e dini që gjatë kësaj kohe ne jemi përballur me sfidën më të madhe dhe po ashtu me vonesat që Gjykata Kushtetuese na ka shkaktuar në raport me çështje që kanë qenë objekt shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi thënë në vazhdimësi që opozita ka të drejtën e kontestimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, por është dukur sheshit që tendenca e opozitës ka qenë që t’i bllokojë këto reforma, dhe t’i vonojë reformat e tilla në mënyrë që të njëjtat të mos arrijnë të jetësohen”, shprehet Haxhiu.

Vonesat e Kushtetueses për ministren Haxhiu janë tendencioze dhe synim të vetëm kanë prolongimin e reformës në drejtësi.

“Unë mendoj se kanë qenë të qëllimta. Qëllimin e kanë pasur që të na vonojnë reformat në drejtësi, ju e dini që ne kemi zgjedhur të punojmë bashkë me Komisionin e Venedikut për secilën reformë të rëndësishme qoftë për vettingun, Këshillin Prokurorial, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. Nëse ne e kemi marrë ‘dritën e gjelbër’ nga Komisioni i Venecias, për neve ka qenë e mjaftueshme që reforma është në rregull dhe në përputhje me standardet. … Disi, si pa ndjesi, duke qenë që reformat në drejtësi është e rëndësishme, ne kemi pritur që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë në përputhje me urgjencën, në përputhje me prioritetet… Mendoj se ka qenë e qëllimit tendencë për të na vonuar për të na penguar por, si me thënë mund të ketë vonesa, por nuk mund ta ndalin që Kosova të jetë shtet i së drejtësisë. Pavarësisht këtyre vonesave, ne jemi të vendosur dhe këmbëngulës që reforma në drejtësi është e rëndësishme, andaj nuk do të heqim dorë asnjëherë“, thotë ajo.

Dërgimin për herë të dytë në Kushtetuese nga PDK-ja të Ligjit të Byrosë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ministrja e Drejtësisë e quan plan të kësaj partie opozitare për të mos dhënë llogari për pasurinë e fituar sa ishin në qeverisje.

“Së pari, nuk është diçka që ne nuk e kemi pritur, duke pasur parasysh që PDK-ja e ka qëllim, e ka plan, që të mos jep llogari asnjëherë për pasurinë që e kanë krijuar gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në qeverisje. Duket se këta kanë besuar që asnjëherë nuk do të ketë në Kosovë institucione të pavarura, para të cilave ata duhet të japin llogari. Kushdo që ka krijuar pasurinë në kurriz të qytetarëve të Kosovës duke mbajtur një pozitë publike, kushdo që ka keqpërdorur buxhetin e shtetit, detyrën zyrtare duhet të jep llogari, për pasurinë, por edhe të përgjigjet penalisht. Ne kemi vlerësuar që ky ligj është tejet i rëndësishëm… Kjo do të na shkaktojë disa vonesa duke marr parasysh praktikën që kemi me Gjykatën Kushtetuese dhe është e qartë që do të na shkaktojë disa vonesa, por siç thotë populli ‘Veç vonim, se nuk ka shpëtim’”, shprehet ministrja e Drejtësisë.

Në intervistën për KosovaPress, ministrja e Drejtësisë ka shprehur kritikat e saj për Këshillin Prokurorial dhe qasjen karshi përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, pozitë kjo e cila për më shumë se dy vjet ka mbetur me ushtrues detyre. Sipas saj, KPK-ja duhet sa më shpejt të shpallë konkurs të ri për këtë pozitë.

“Vlerësoj që konkursi duhet të shpallet dhe Kosova ka nevojë për një kryeprokuror me integritet të lartë profesional, i pa ndikuar nga individët, oligarkët, grupet e interesit, qeveria, opozita, por që punon me përpjekjen më të madhe që të ndihmojë në pavarësimin e sistemit të drejtësisë. Besoj që kryeprokurori i shtetit ka ndikim të madh në këtë, prandaj është e rëndësishme që konkursi të shpallet dhe të këtë një proces meritor dhe profesional”, deklaroi ajo.

Ndërkohë që nga fushata zgjedhore na ndajnë edhe pak ditë, ministrja Haxhiu e cila është edhe anëtare e kryesisë në Vetëvendosje beson se kjo parti do ta udhëheqë vendin edhe për një mandat.

“Vlerësoj se do të vazhdojmë qeverisjen në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, sigurisht që për këtë vendosin qytetarët, por duke parë edhe hulumtimet e fundit, sondazhe të ndryshme, mbështetjen në terren, sepse ju e dini që pjesën më të madhe ne jemi po ashtu në terren, ne besojmë që do ta vazhdojmë fuqishëm qeverisjen me mbështetje shumë të madhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, prandaj po them që reformat të cilat i kemi nisur dhe që për arsye që janë penguar nga opozita, me vonesat që na ka shkaktuar Gjykata Kushtetuese dhe ende nuk janë jetësuar, ne do të arrijmë që t’i përmbyllim në mandatin e ardhshëm”, thotë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu me ardhjen e saj në krye të këtij dikasteri ka shtyrë përpara projektligje që realizojnë reformën në drejtësi.

Derisa për procesin e vettingutpërgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në tetor 2021 ku u miratua koncepti i dokumentit për vetting-un në drejtësi. Më pas për këtë koncept-dokument u kërkua mendimi nga Komisioni i Venecias i cili fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori.

Pas hartimit të amendamenteve kushtetuese nga 40 deputetë të Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca në fillimin e marsit 2023 i dërgoi amendamentet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese i kishte hap rrugë vettingut në drejtësi.

Ndërsa, me vlerësimin për kushtetueshmëri është ballafaquar edhe ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili njëherësh u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por edhe ligji i cili u ridërgua në Kuvend dhe u votua, më pas nga opozita përsëri është dërguar në Kushtetuese.

Opozita e përballi Gjykatën Kushtetuese dy herë me Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili aktualisht ndodhet në Kushtetuese./kp

Etiketat: Albulana HaxhiuGjykata Specialekosova
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

10 muaj më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

10 muaj më parë
 Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja

 Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja

10 muaj më parë
Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH