Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë: “Dyert janë të hapura për Suedinë dhe Finlandën nëse duan të anëtarësohen në NATO” transmeton KosovaPost.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se nëse Suedia dhe Finlanda do të pranoheshin në NATO, “Rusia do të duhej të përgjigjej sikurse në Ukrainë”.
“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e disa shteteve nuk duhet të ndërtohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera, dhe edhe Finlanda dhe Suedia do të ketë pasoja të rënda ushtarake dhe politike”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.
Edhe pse Finlanda dhe Suedia nuk janë anëtarë të NATO-s, ata u ftuan në samitin e sotëm dixhital të NATO-s./KosovaPost/.