Sot, profesoresha Hatixhe Hoxha-Pupovcu, teksa po mbate nje provim në Unversitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Mjkekësisë, është sulmuar nga prindi i studentit të saj, gjegjesisht nga kolegu i saj mjek, Arsim Gashi, trasmeton Kosova Post.
Sipas profesoreshës Hoxha, motivet i sulmit ndaj saj nga kolegu Gashi, ishin pasi ajo refuzoi kërkesen e këtij të fundit për t’ia kaluar provimin e të biritit.
“Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, u shoreh Profesoresha Pupovci.
Ndryshe Pupivci, e cila është pjesë e Vetëvendojes, nuk është anetarja e parë e këtij subjekti që sulmohet fizkikisht nga doktor Arsim Gashi. Ky i fundit është recidivist në sulmet e tij ndaj përfaqësueseve te Partise aktualisht në pushtet, pasi i njejti dikur i ishte mësyer fizikisht edhe Arben Vitis, kjo në kohën kur ish- ministri i shëndetësisë mbante pozitën e drejtorit konunal në Prishtinë.