Situata me çmimet e gazit në Evropë mund të ketë një ndikim negativ në reputacionin e Rusisë si një furnizues i besueshëm i energjisë, sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Moskë, Marcus Ederer, raporton “RBK”, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, rritja e çmimit të gazit natyror duhet të shqetësojë jo vetëm Evropën, por edhe Rusinë për disa arsye.
“Para së gjithash, mund të përshpejtojë procesin e zëvendësimit të gazit në Evropë me burime të rinovueshme të energjisë,” shpjegoi diplomati.
Së dyti, “Rusia rrezikon të humbasë statusin e saj si një furnizues i besueshëm nëse nuk është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kërkesës së shtuar,” shtoi Ederer. Në atë kontekst, shumë e perceptojnë mosveprimin e Moskës si një mënyrë presioni për të shpejtuar nisjen e Nord Stream 2, pohon ambasadori.
“Në përgjigje të kërkesës së shtuar, një furnizues i besueshëm i energjisë mund të rrisë furnizimet, siç kërkohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë,” tha Ederer, shkruan sputnik. Rusia nuk ka bërë asgjë të keqe!. Sipas drejtorit të përgjithshëm të kompanisë ndërkombëtare të gazit dhe inxhinierisë “Linde Engineering”, Jurgen Nowicki, kriza e gazit u shkaktua nga vetë Evropa./sh.o./Kosova Post/