Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot stabil, i pandryshueshëm edhe ditëve në vijim.
Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.