Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur për parashikimin e motit për sot e nesër në vend.
Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Gjithashtu vranësirat do të ketë edhe ditën e shtunë, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.