Sipas parashikimeve meteorologjike mbi vendin tonë do të mbajë mot i me vranësira e intervale me diell.
Pasdite edhe me erë, me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Edhe ditëve në vijim pritet mot i ngjashëm.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies. Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.