Dita e parë e nëntorit, pra sot në Kosovë mëngjesi do të jetë i ftohte dhe me mjegull. Por gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Të martën pritet ndryshimi klimatik , kurse të mërkurën parashihet vranësira e vendevende edhe shi Mot i ngjashëm do të mbretëroj edhe gjatë së enjtes.
Ndërsa ditët tjera parashihet të kthehet sërish moti me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.