Fillim të kësaj jave sipas parashikimeve meteorologjike të Prishtina Weather, do të jetë me reshje shiu dhe rënie të temperaturave. Sot priten edhe reshje bore në zona të larta malore.
Më pas ditën e mërkurë e të enjte, të reshurat pushojnë, por që mbetet mot kryesisht me vransira, e nga dita e premte dhe fundjavë sërish rikthehen gjasat për të reshurat e shiut. Reshje dëbore gjatë ditës së martë, mund të ketë vetëm në zona të larta malore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri 5C, e ato maksimale zbresin deri në 7C të mërkurën, e të enjten shënojnë një rritje të lehtë në 10C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja ditën e martë 4-8m/s, e nga dita e enjte edhe nga juglindja mesatarisht e fuqishme 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët vijuese, e më pas në rënie