Mot i butë dhe ndryshueshëm pritet të jetë edhe në fundjavë. Do të ketë vranësira, diell e riga lokale shiu.
Nga java e ardhshme do të jetë më ftohët dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.
Pas reshjeve të shiut që ranë ditën e djeshme, e në vise më malore edhe bore, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i butë, edhe me vranësira të shtunën, e intervale me diell ditën e diel. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu, por kryesisht nga perëndimi i vendit.
Të dielen mbrëma reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, që vazhdojnë mëngjesin e së hënës. Në mbrëmjen e ditës së hënë sërish priten mundësi për të reshura shiu, por me rënie të temperaturës do të shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës, ku më pas pushojnë gjatë ditës.