Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim të javës dhe gjatë fundjavës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.
Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.